Problemet e shpeshta në CS 1.6 dhe si zgjidhen
Ekran i zi në nisje
Nise lojën në dritare: klik i djathtë te shkurtorja > Vetitë, shto -window në fund të Objektivi. Brenda lojës zgjidh rezolucionin e duhur te Options > Video dhe hiq -window.
„Could not load library client“ ose mungon client.dll
Zakonisht antivirusi e ka vënë skedarin në karantinë. Riktheje nga antivirusi, shto dosjen e lojës te përjashtimet dhe nise sërish.
Lag, choke ose loss
Shkruaj net_graph 3. Nëse sheh choke, ul rate ose cl_updaterate. Nëse sheh loss, problemi është rrjeti: provo kabllo në vend të Wi-Fi dhe ndal shkarkimet në sfond.
Hartat ose tingujt nuk shkarkohen
cl_allowdownload 1 cl_download_ingame 1
Nëse prapë nuk shkon, dil dhe hyr sërish në server. Disa serverë i dërgojnë hartat e mëdha ngadalë.
S’ka serverë te skeda Internet
Lejo hl.exe në murin mbrojtës (Windows pyet në nisjen e parë). Në rrjetet e punës ose të shkollës portat UDP mund të jenë të bllokuara.
Mausi sillet çuditshëm
Shkruaj m_rawinput 1. Në build-et e vjetra shto -noforcemparms -noforcemaccel te shkurtorja.
Loja mbyllet në Windows 10 ose 11
Klik i djathtë te hl.exe > Vetitë > Përputhshmëria dhe shëno Çaktivizo optimizimet në ekran të plotë. Përditëso edhe drejtuesin e kartës grafike.