Cilësimet e rekomanduara për CS 1.6
Nuk ka config perfekt për të gjithë, por disa cilësime bazë ndihmojnë pothuajse këdo. I vendos një herë dhe mbeten të ruajtura.
Ku t’i vendosësh
Në dosjen e lojës, brenda cstrike, krijo një skedar teksti me emrin userconfig.cfg dhe shkruaj aty komandat, një për rresht. Loja e lexon në çdo nisje.
Mausi
sensitivity 2.5 m_rawinput 1 m_filter 0
m_rawinput 1 e lexon mausin direkt, pa përshpejtimin e Windows (punon në build-et e reja). Ndjeshmërinë zgjidhe vetë: më e ulët ndihmon në shënjestrim, më e lartë në kthesat e shpejta.
Shenjëza
cl_crosshair_color "50 250 50" cl_crosshair_size small cl_dynamiccrosshair 0
Një shenjëz e vogël, e gjelbër dhe e palëvizshme duket mirë pothuajse në çdo hartë.
Rrjeti
rate 25000 cl_updaterate 101 cl_cmdrate 101
Për lidhje të mirë (kabllo, fibër). Me internet të dobët ose celular, ul cl_updaterate dhe cl_cmdrate në 60.
Të tjera të dobishme
hud_fastswitch 1 cl_minmodels 0 voice_enable 1
hud_fastswitch 1 ndërron armën sapo shtyp tastin, pa klik shtesë.