Komanda të dobishme të konsolës në CS 1.6
Konsola hapet me tastin ~ (poshtë Esc). Nëse nuk hapet, shëno Enable developer console te Options > Keyboard > Advanced ose shto -console te shkurtorja e lojës.
Emri dhe lidhja
name "EmriYt" connect 1.2.3.4:27015 retry disconnect
connect të lidh me një server sipas IP-së. retry provon sërish serverin e fundit, e dobishme kur është plot.
Pamja dhe FPS
fps_max 100 net_graph 3 gl_vsync 0 brightness 3 gamma 3
Shenjëza
cl_crosshair_color "50 250 50" cl_crosshair_size small cl_dynamiccrosshair 0
Zëri dhe mikrofoni
volume 0.8 voice_scale 0.6 voice_enable 1
Mbaj K për të folur në server (komanda +voicerecord).
Bind-et
bind "MWHEELDOWN" "+jump" bind "F5" "snapshot"
bind lidh një komandë me një tast. Shembulli i parë kërcen me rrotën e mausit, i dyti bën një pamje ekrani (ruhet te dosja cstrike).
Demot (regjistrimi)
record demoname stop playdemo demoname
Demot janë të dobishme për të treguar një raund të mirë ose për të raportuar një lojtar te adminët e serverit.
Komandat e shkruara në konsolë humbasin kur del nga loja. Për t’i ruajtur, vendosi te userconfig.cfg siç tregohet te Cilësimet e rekomanduara për CS 1.6.